Masvidal kërcënon edhe Nick Diaz: Do të përfundosh si vëllai yt

13 Nëntor 2019
12:32
Telesport
back button

Nate Diaz humbi duelin për gjerdanin e “baddest motherfu**er”, pasi u mund nga Jorge Masvidal, por hakmarrjen për këtë humbje kërkon ta marrë vëllai i tij, Nick Diaz. Ky i fundit ka thënë se është gati të duelojë me Masvidal në një nga eventet e ardhshme të UFC-së, sfidë që është mirëpritur nga fituesi. Madje Masvidal i ka replikuar Nick Diaz, duke e ftuar në duel.

Ka kërkuar për një duel me mua? Apo dëshiron që të bëjmë së bashku një xhiro në plazh? A e kupton Nick që po kërkon të duelojë me mua, për një duel real dhe jo një sfidë lagjesh? Unë dua të dueloj me të dhe t’i tregoj edhe atij vendin siç bëra me vëllanë e tij. Unë nuk e di se cilin rival do të më vendosë përballë UFC-ja, por unë jam gati. Shumë njerëz po përmendin emrin tim tani”, tha Masvidal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit