Man.City nis kundërsulmin, shifër të çmendur Guardiolës për merkaton e janarit

12 Nëntor 2019
18:16
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester City humbi me Liverpoolin me rezultatin 3-1 dhe tashmë e sheh veten 9 pikë mbrapa ekipit të Kloppit. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi gjithçka sezonin e kaluar në Angli duke vendosur rekord, por duket se situatat kanë ndryshuar tashmë dhe ekipi i tij ka nevojë për freski. 

Drejtuesit kanë vendosur 100 milionë euro në dispozicion të trajnerit spanjoll për të zëvendësuar David Silven dhe Sergio Agueron. Shporta do të hapet dhe numri një i stolit ka për detyrë të gjejë emrat e duhura që do të luajnë te kampionët. 

Guardiola ka gjetur emrin e parë dhe ai është Ruben Dias nga Benfica. Mbrojtësi i qendrës nuk kushton shumë shtrenjtë dhe numri një i stolit po vuan në prapavijë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit