Lukaku rrëfehet në italisht përkrah Vierit, batuta e moderatorit: E flet më mirë se Bobo (VIDEO)

27 Janar 2020
15:34
back button

Protagonist në fushë edhe jashtë saj. Romelu Lukaku realizoi një intervistë që do të transmetohet sonte te “Tiki Taka”, Italia 1, ku bashkë me moderatorin Pierluigi Pardo dhe Bobo Vieri, belgu ka treguar disa anekdota nga eksperienca italiane.

Sulmuesi i Interit ka zbuluar atë që ka thënë edhe më parë, pra që dëshira e tij e madhe ishte të luante në Interi: “Kisha ambicje të luaja në Serie A, sigurisht! Por te Interi ama. Me Juventusin do të jetë një sfidë e bukur, të shohim kush fiton. Gjëja më e rëndësishme për mua është të punoj çdo ditë dhe më shumë”.

Sakaq, Lukaku është shprehur me një italishte që ka befasuar dhe madje Pardo ka bërë humor duke thënë se Romelu e di më mirë edhe se Bobo Vieri…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit