Lojtarë të pamotivuar me Shqipërinë? Vjen kërcënimi: “Mjerë ata pastaj…!”

13 Nëntor 2019
13:29
back button

Edoardo Reja ka kërcënuar futbollistët e Shqipërisë sa i përket motivimit që shpesh nuk është edhe aq i madh dhe që nga disa lojtarë, edhe në të shkuarën, ndeshje të caktuara merren si stërvitje. “Motivimi i futbollistëve? Mjerë ata që nuk janë të motivuar! Nuk ekziston në botë që të zbresin në fushë dhe të mos japin maksimumin kur përfaqësojnë një komb dhe një popull të tërë edhe jashtë Shqipërisë! 

Grumbullohemi 1 herë në muaj dhe kemi dy ndeshje dhe në ato të mos japin maksimumin do të ishte diçka e pazakontë dhe që nuk do ta pranoja kurrë. Në fushë, djemtë duhet të japin gjithmonë maksimumin, kundër kujtdo, sepse luan me skuadrën më të madhe të vendit tënd”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit