Liverpool “heq qafe” një tjetër kampion, gati transferimi në Gjermani

21 Gusht 2019
18:33
Telesport
back button

Mbrojtësi kroat Dejan Lovren, kampion i Europës me Liverpool sezonin e fundit, nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Jurgen Klopp. Pasi dështoi transferimi te Roma skuadra e “reds” është në kërkim të një sistemimi të ri për 30-vjeçarin.

Sipas “Sky Sport”, për mbrojtësin kroat është interesuar skuadra e Bayer Leverkusen. Gjithsesi, ekipi gjerman synon vetëm huazimin për një vit të lojtarit dhe jo ta blejë atë. Lojtari ka ende edhe dy vite kontratë me Liverpool dhe kushton rreth 15 milionë euro.

Ndërkohë që, “reds” synojnë ta shesin lojtarin për të arkëtuar (luan me Liverpool prej vitit 2014). Për këtë arsye, klubet janë duke punuar për formulën e transferimit të lojtarit: Huazim për një vit më të drejtë blerje pas një viti për vlerën e 15 m ilionë eurove.

Mbrojtësi kroat Dejan Lovren

Lajme të tjera

Lajmet e fundit