Lewandowski flet hapur, tregon problemet e Bayernit: Disa lojtarë rrinë vetëm në internet…

9 Nëntor 2019
11:37
Alfred Lleshi
back button

Robert Lewandowski evidentoi një problem që, sipas mendimit të tij, ka ndikuar që Bayern Munich të zhytet në një krizë sportive në Bundesligë, gjë që çoi në shkarkimin e trajnerit Niko Kovac. Skuadra bavareze, e cila luan sot në Dortmund, në një duel të rëndësishëm në rrjedhën e kampionatit, i mungon, sipas sulmuesit polak, lideri në dhomën e zhveshjes dhe në fushë. “Një shtyllë kurrizore e kuadrës, që përbëhet vetëm nga Neuer dhe Lewandowski nuk është e mjaftueshme, – tha Lewandowski për “Süddeutsche Zeitung”. – Ne duhet të kemi nga një lider në secilin repart të skuadrës: portë, mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Kjo do të ishte e përsosur, sepse një lojtar nuk mund t’i bartë të gjitha këto përgjegjësi mbi supe”.

Lewandowski foli edhe për më të rinjtë në skuadër dhe mënyrën e sjelljes në skuadër: “Ata janë më të rezervuar, ose kanë probleme me gjuhën. Dy, ose tre muaj në një vend të ri janë mjaftueshëm për t’u adaptuar e dhënë kontributin e duhur. Kjo është ajo që ne presim. Personalisht shoh mungesë udhëheqjeje nga brezat e rinj. Ato ndoshta kanë pak frikë të flasin. Është një gjeneratë që shkruan shumë mesazhe në celular, që komunikon shumë në internet, flet më pak me telefon, bisedon thuajse fare ballë për ballë. Është një problem kulturor i kësaj gjenerate”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit