“L’Equipe” rendit faktet, ja pse Griezmann nuk po “ngjit” te Barça

13 Nëntor 2019
13:41
Alfred Lleshi
back button

“L’Equipe”, revista sportive e mirënjohur franceze, e ilustron faqen e saj të parë sot me një foto të Antoine Griezmann (dhe Messi), bashkë me titullin e madh: “Cili është problemi?” Në brendësi jepen arsyet pse ylli francez nuk është përshtatur ende te Barcelona. Nga njëra anë, kjo media franceze shpjegon se pritja e dhomës së zhveshjes në “Camp Nou” ka qenë më e ftohtë, sepse mbërriti aty një sezon më vonë seç pritej, kur Atlético Madrid arriti ta mbante edhe për një vit. Ky fakt, së bashku me videon e tij të famshme, në të cilën iu shpjegonte ish-bashkëlojtarëve vendimin e tij, ka lënë gjurmë në grupin katalanas. 

Griezmann sqaronte në atë video se nuk mund të rrinte dot nën hijen e Neymar, ndaj lojtarët e Barcelonës e shohin atë si fajtor indirekt, që braziliani i PSG nuk u rikthye në “Camp Nou” kësaj vere. Senatorët e skuadrës Blaugrana mendojnë se se ai është strehuar te francezët (Lenglet, Umtiti dhe Dembélé) dhe se ka gjetur një mik si Luis Suárez (dikur mik intim i Messit), me të cilin organizoi një pjesë të dasmës së Diego Godín. Sidoqoftë, “L’Equipe” përqendrohet veçanërisht te Messi, me të cilin duket se nuk po funksionon partneriteti në fushën e lojës, jashtë saj jo e jo. Për ta ilustruar këtë gjë, media në fjalë kujton thëniet e Lenglet, se “gjërat do të rrjedhin pak nga pak”. 

“L’Equipe” thotë se përshtatja në skuadrën e Barcelonës nuk është e lehtë, qoftë e Griezmann, Arthur apo ndonjë lojtari tjetër. Nga ana tjetër iu referohet fjalëve të Didier Deschamps, trajnerit të Francës, që analizon  lojën e tij te Barça. Në Francë mendojnë se arsyeja e performancës jo fort pozitive të Griezmann lidhet me pozicionin që e aktivizon Ernesto Valverde dhe qasjen taktike të tij. Atje e pranojnë se sulmuesi po bën përparime dhe se po punon aq shumë, sa tek “rojiblancos”, por në të njëjtën kohë kujtojnë se, ashtu si Griezmann ishte lideri i Atlético Madridit, Messi është lideri i Barcelonës. Dmth, me argjentinasin në skuadër, ai nuk mund të jetë “violinë e parë”, as protagonist në “Camp Nou”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit