Leonardo kritikon Zidane dhe i jep një lajm të keq Inter-it

7 Nëntor 2019
19:52
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 kundër Club Brugge të mërkurën në mbrëmje, duke siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt të kompeticionit. 

Goli i fitores është realizuar nga Mauro Icardi, që po shkëlqen në këtë sezon. Argjentinasi u transferuar te PSG me formulën e huazimit nga Inter-i këtë verë dhe francezët mund ta blejnë përfundimisht për 70 milionë euro në fundin e sezonit.

Inter shpreson që kjo hipotezë të kthehet në realitet, por Leonardo, drejtori sportiv i francezëve, ka dashur të frenojë entuziazmin e zikaltërve. 

ICARDI – “Blerja përfundimtare? Është akoma herët për të folur për këtë”, ka thënë braziliani. 

CAVANI DHE THIAGO SILVA – “Gjërat janë shumë të qarta, e dimë se çfarë po ndodh. Janë dy lojtarë që kanë bërë shumë për klubin. Në momentin e duhur do të vendosim nëse do të vazhdojmë përpara ose jo”. 

MBAPPE – “Fjalët e Zidane? Më kanë bezdisur pak. Kam shumë respekt për të, por nuk është rasti për të folur për një nga lojtarët më të mirë në botë. Rinovimi? Është një mundësi, Kylian është në qendër të projektit tonë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit