Leonard luan si MVP, Clippers shkatërrojnë rivalët e San Antonio

1 Nëntor 2019
8:15
Telesport
back button

Tri ndeshje të luajtura mëngjesin e sotëm në NBA, me Clippers që triumfuan 103-97 ndaj San Antonio, ndeshje me rivalitet mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Clippers patën gjatë gjithë kohës epërsi në fushë, duke e merituar fitoren. Leonard me 38 pikë e 12 rebound ishte lider në fushë për kalifornianët, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e DeRozan për Spurs.

Fiton edhe skuadra e Miami, që mundi 106-97 Atlanta jashtë fushe, sfidë pa histori në favor të skuadrës nga Florida. Nunn, me 28 pikë pikë, bëri diferencën në parket për Miami, që korri fitoren e 4-t sezonale. Skuadra e New Orleans, falë 26 pikëve të Okafor dhe 25 të Ingram, mundi 1022-107 Denver, duke korrur suksesin e dytë sezonal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit