Lampard i heq sulmuesin nga dora Mourinhos, Milani fërkon duart

27 Janar 2020
18:54
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea po mendon të parakalojë Tottenhamin për sulmuesin e Milanit, Krzysztof Piatek. Trajneri Frank Lampard dëshiron të rrëmbejë sulmuesin polak të “Djallit” që është ulur në stol nga Zlatan Ibrahimovic. 

Tottenhami nuk po arrin ta blejë, ndërsa blutë e Londrës mund ta joshin lehtë dhe të fitojnë konkurrencën me “Spursat”. Ata janë gati të heqin dorë nga Oliver Girourd për t’i bërë vend Piatek. Polaku do të ndryshojë ambient, pasi nuk po merr më minuta dhe duket se nuk do të ketë. 

Abraham është sulmuesi kryesor i Chelseas, por në ndeshjet e fundit londinezët kanë hasur vështirësi në manovrën sulmuese. Ata nuk kanë arritur të marrin maksimumin dhe goli ka munguar. Lampard kërkon më shumë cilësi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit