Lakers marshojnë me LeBron-Davis, fitojnë edhe Miami e Jazz

13 Nëntor 2019
8:24
Telesport
back button

Pas një loje me rivalitet dhe emocione, skuadra e Lakers fitoi 123-115 ndaj Phoenix, ndeshje që u vendos në minutat e fundit në favor të ekipit kalifornian. Edhe pse kolektiviteti i ekipit të Phoenix ishte në lartësinë e duhur (6 lojtarë shënuan mbi 11 pikë), kjo nuk mjaftoi. Për Lakers u dalluan Davis me 24 pikë e 12 rebound, Kuzma me 23 pikë e LeBron James me 19 pikë e 11 asist. Mirë u paraqit edhe skuadra e Sacramento, që mposhti 107-99 Portland, ndeshje me dy pamje. Miqtë dominuan në pjesën e parë (Lillard 27 pikë), por në të dytën erdhi përmbysja e vendasve, ku u dallua Bogdanovic me 25 pikë e 10 asist.

Skuadra e Atlanta arriti një fitore të rëndësishme ndaj Denver me shifrat 125-121, duke korrur suksesin e katërt sezonal. Diferencën e bëri Trae Young, që realizoi 42 pikë e 11 asist. Vijon momenti i mirë i skuadrës së Utah Jazz, që korri fitoren e tetë sezonale. Jazz mposhti 119-114 Brooklyn, duke përmbysur një disavantazh prej 15 pikësh në minutat e fundit (Mitchell 30 pikë). Miami Heat, falë 20 pikëve të Butler dhe Nunn, mposhti 117-108 Detroit, ndërsa Philadelphia triumfoi në sekondat e fundit 98-97 ndaj Cleveland (Embiid 27 pikë e 16 rebound).

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Oklahoma, 111-85

Philadelphia – Cleveland, 98-97

Miami – Detroit, 117-108

Chicago – New York, 120-102

Denver – Atlanta, 121-125

Phoenix – Lakers, 115-123

Utah Jazz – Brooklyn, 119-114

Sacramento – Portland, 107-99

Lajme të tjera

Lajmet e fundit