Lakers e Clippers dominojnë në Perëndim, Miami befason Houston

4 Nëntor 2019
9:09
Telesport
back button

Vijhon momenti i mirë në kampionat për skuadrën e Lakers, që korri fitoren e pestë radhazi. Kalifornianët mundën 103-96 San Antonio jashtë fushe, ndeshje e dominuar nga miqtë. LeBron James realizoi një “triple double”, me 21 pikë, 11 rebound e 13 asist, mbështetur edhe nga Davis me 25 pikë e 11 rebound, një dyshe që po bën diferencën në të gjitha takimet.

Fiton edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që triumfoi 105-94 ndaj Utah Jazz, që bashkë me Lakers kryesojnë renditjen në Perëndim. Fitore e vështirë për Clippers, ku u dallua i zakonshmi Leonard me 30 pikë. Miami, falë një loje të mirë kolektive (6 lojtarë mbi 12 pikë) arriti të triumfojë ndaj Houston me shifrat 129-100.

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Chicago, 108-95

Miami – Houston, 129-100

New York – Sacramento, 92-113

San Antonio Lakers, 96-103

Cleveland – Dallas, 111-131

Clippers – Utah Jazz, 105-94

Lajme të tjera

Lajmet e fundit