Laçi paralajmëron Kukësin, jep kushtrimin “luftarak” për tifozët

9 Nëntor 2019
12:17
Alfred Lleshi
back button

Me uljen e Armando Cungut në stol, Laçi ka rilindur, gjë që e tregojnë edhe rezultatet. Me shkodranin në “kullën e regjisë” dhe goleadorin e spikatur, Nwabueze, në sulm (11 gola, më shumë se gjithkush tjetër, deri tani), bardhezinjtë duken të pandalur. Edhe situata aktuale nuk dëshmon ndonjë diferencë të madhe mes dy skuadrave, sepse nënkampionët kanë vetëm dy pikë më shumë, po aq sa vende janë më lart në renditje. Kurbinasit, me gjasë, do të kenë “armë” plus në këtë sfidë të javës së 22-të të Superiores. Së pari, trajnerin Cungu, që më herët i ka drejtuar verilindorët dhe i njeh më së miri. Së dyti, tifozët e zjarrtë laçianë, që pritet të jenë të shumtë në stadium për këtë “duel kunji” për ta, i bartur si i tillë nga problemet jo të pakta të së kaluarës. 

Në formën e një kushtrimi ka ardhur sot edhe thirrja e klubit vendës, “Para Laçi, breza pas brezi; njëherë lindi e kurrë s’do të vdesi”, drejtuar “lojtarit të 12-të: “Radha e Kukësit! Tri fitoret radhazi do të merrnin një tjetër vlerë me një triumf ndaj Kukësit. Skuadra po kalon një moment të mirë dhe nga java në javë po gëzon tifozët tanë anembanë. Edhe nesër, prej orës 13:30, synohet e njëjta gjë: fitore dhe festë me JU. Këtë herë duhet të jeni të shumtë në numër dhe ta mbështesni ekipin, që në çdo moment bën maksimumin të fitojë dhe t’u dhurojë gjithë kurbinasve momente gëzimi. Pra, ftoni miq e të afërm, ejani në stadium dhe ta kthejmë në festë”.

Me këtë rast, organizatorët e ndeshjes kanë publikuar edhe çmimet e biletave:
Tribuna përballë dhe pas porte – 200 lekë (të reja)
Tribuna kryesore – 500 lekë

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit