Kumbulla zbulon bisedën me Reja-n: Ndihem shqiptar dhe italian!

12 Nëntor 2019
16:57
Denis Hakanaj
back button

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Shqipërisë dhe Verona-s, ka folur për SkySport24.

“Jam më mirë, kam pësuar një tërheqje të vogël dhe shpresoj të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur. Besoj se për të gjithë është një ëndërr të luash në Serinë A dhe unë e kam realizuar edhe falë familjes sime. Ndihem shqiptar dhe italian, por kam zgjedhur të luajë për Shqipërinë”, ka thënë Kumbulla.  

“Çfarë më tha Reja? Se më njihte, se i pëlqeja. Më dhuroi debutimin me kombëtaren dhe e falënderoj. Tani duhet të vazhdoj kështu, ndoshta të përmirësohem në disa aspekte. Mbrojtja e hekurt? Meritë e trajnerit, edhe në Milano kemi luajtur mirë”.

“Skuadra e zemrës dhe ëndrra në sirtar? Kam qenë gjithmonë  tifoz i Verona-s, kështu që ëndrra ime është ajo që po jetoj tani: të luaj me Verona-n”, ka përfunduar Kumbulla.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit