Kukësi nuk harron traditën, kampionati nis me shkallët… bosh!

21 Gusht 2019
14:17
back button

Kampionat i ri, simfoni e vjetër! Kukësi do të luajë ndaj Partizanit në javën e parë të Superiores dhe tradita vazhdon të mbetet e njëjtë, çmimet e biletave të tifozëve shumë të shtrenjta. Verilindorët humbën finalen e Superkupës dhe diçka e tillë u ka mbetur peng atyre. Ata duan hakmarrjen që në javën e parë të Superiores. 

Presidenti Safet Gjici ka vendosur çmime të kripura biletash për ata që duan ta shohin ndeshjen nga stadiumi. 500 lekë është në tribunat e tjera, ndërsa në zonën VIP është 1000 lekë. 

Çmime të tilla u panë vetëm në kompeticionet europiane, ndërsa Kukësi vazhdon me të tillë strategji ndaj Partizanit. Një filozofi e gabuar, pasi Superiorja duket se do të jetë që në javën e parë me stadium bosh. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit