Kriza e Napolit vazhdon, vetëm barazim ndaj Genoa-s

9 Nëntor 2019
22:41
back button

 Kriza e Napolit me sa duket nuk ka fund. Skuadra e Ancelotti-t vazhdon të bjerë poshtë e më poshtë teksa ka marrë më shumë se një barazim 0-0 ndaj Genoa-s. Një tjetër ndeshje për t’u harruar e të kaltërve, të cilët tani kanë katër ndeshje pa shijuar fitoren në Serie A. Mundësitë për vendasit nuk kanë munguar, por Genoa është mbrojtur mirë duke marrë një pikë të rëndësishme për mbijetesën.

 Genoa e Mottës ka pasur mbajtjen e topit në avantazhin e saj, por vendasit janë ata që kanë tentuar më tepër për të shënuar. Nën një atmosferë të tensionuar, lojtarët e Napolit nuk kanë qenë të qetë në lojën e tyre dhe duhet të kënaqen me një barazim. Napoli ta ndodhet në vend të 7-të, 11 pikë më pak se kryesuesit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit