Kombëtarja përgatit eliminatoret e Europianit, sfida me Lituaninë e Serbinë

11 Nëntor 2019
9:31
Telesport
back button

Më datat 14 dhe 17 nëntor, kombëtarja e femrave në basketboll do të luajë në fazën eliminatore të Kampionatit Europian të Basketbollit, “Eurobasket Women 2021”. Shqipëria, në këtë edicion do të drejtohet nga trajnerja Mirza Alibegaj, që prej disa ditësh ka nisur fazën përgatitore. Ndërkohë që, vajzat kuqezi janë pozicionuar në Grupin E, bashkë me Lituaninë, Serbinë dhe Turqinë.

Ndeshja e parë do të luhet në Lituani ditën e enjte (14 nëntor), ndërsa pas tri ditësh Shqipëria do të presë Serbinë. Kjo përballje do të luhet në mjediset e Akademisë Goga, në Durrës. Shqipëria nuk ka shumë pretendime në këto eliminatore, teksa rivalet janë të një niveli shumë të lartë. Kombëtarja është e përbërë me vajza të reja dhe që mund të rriten në të ardhmen.

Eurobasket 2021, kalendari i Shqipërisë

14 nëntor, Lituani – Shqipëri, ora 17:30

17 nëntor, Shqipëri – Serbi, ora 16:00

12 nëntor 2020, Turqi – Shqipëri

15 nëntor 2020, Shqipëri – Lituani

4 shkurt 2021, Serbi – Shqipëri

7 shkurt 2021, Shqipëri – Turqi

Lajme të tjera

Lajmet e fundit