Klopp zbulon origjinën e mbathjeve të Ronaldos, që veshi para finales së Champions-it

21 Gusht 2019
9:29
Alfred Lleshi
back button

Jurgen Klopp ka hapur çështjen sesi doli para skuadrës me një palë mbathje të markës “Cristiano Ronaldo”, përpara finales së Champions-it, në maj të vitit të kaluar. Mesfushori i Liverpool-it, Gini Wijnaldum, e zbuloi këtë gjë kohët e fundit. Ai tregoi se trajneri i “Reds” u paraqit në analizën para finales së Kievit me Real Madridin me të brendshme “CR7”, çka ndihmoi në largimin e presionit.

Duke folur për “Bild”, nga një event ku u votua si trajneri i vitit, Klopp e konfirmoi këtë fakt dhe qëllimin për të thyer akullin përpara ndeshjes, duke kujtuar se i kishte blerë ato disa vite më parë: “Është e vërtetë…, disa vite më parë, kur po blija pantallona të gjera, thjesht kapa diçka me dorë edhe në stendën e markës së Ronaldos. Ende i kam ato, por nuk i kam veshur që në finale. Unë qëllimisht i vesha ato në analizën me ekipin para finales së Kievit, sepse doja të largoja presionin psikologjik mbi lojtarët e mi. Kjo gjë dukej qesharake, por e dha efektin e vet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit