Klopp replikon me Guardiolën: VAR-i nuk do të jetë kurrë perfekt

12 Nëntor 2019
11:11
Alfred Lleshi
back button

Pep Guardiola dhe skuadra e tij kanë mbetur të zemëruar nga vendimet aribtrale të ndeshjes ndaj Liverpool. Me këtë rast janë rikthyer debatet mbi efektshmërinë e VAR-it në futboll dhe përdorimin e tij. Klopp pranon se ka ende një numër të metash në këtë aspekt, teksa çdo raund ndeshjesh nxjerr një problem të ri në lidhje me vlerën e supozuar të VAR-it.

Gjermani iu tha gazetarëve nga forumi i UEFA-s me trajnerët, në Nyon: “VAR-i mund të përmirësohet. Ai nuk do të jetë kurrë 100 përqind i saktë, të gjithë e dinë këtë. Për momentin ka disa gjëra që duhen përmirësuar me teknologjinë. Me VAR, prekja e topit me dorë dhe “offside” mund të ekzaminohen saktë, por është e qartë se duhet të vazhdojë të përmirësohet në gjëra të tjera.

Kishte ide të mira nga UEFA se si mund t’i zgjidhim gjërat që lidhen me gjyqtarët, të gjithë jemi të përfshirë në këtë. Ende ka hapësira për gabime. Këto gjëra ndodhin me qeniet njerëzore, askush nga ne nuk është i përsosur. Askush nuk kërkon përsosmëri. Thjesht duhet të merren vendimet e duhura”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit