Kjo foto vërteton gjithçka, ja pse Anglia përjashtoi Sterling nga grumbullimi!

12 Nëntor 2019
15:01
back button

Situata në Kombëtaren e Anglisë nuk është aspak e qetë, teksa së fundmi është përjashtuar nga grumbullimi Sterling. Ylli i Manchester Cityt ka pasur një konfrontim fizik me mbrojtësin e Liverpool, Joe Gomez.

Gjithçka vërtetohet edhe nga fotot e bëra nga grumbullimi i Kombëtares, ku duket qartë që mbrojtësi i Liverpool ka një shenjë poshtë syrit, që i është lënë nga Sterling. 

Kujtojmë që gjithçka nisi në sfidën e fundjavës së shkuar mes Liverpool e Manchester City, ku Sterling e Gomez u kapën gjatë ndeshjes. Sulmuesi i “Citizens” nuk e ka kapërdirë zënkën në fushë dhe menjëherë sapo e ka parë në grumbullim i është vërsulur, duke e kapur prej fytit. Është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, që kanë qetësuar disi situatën, ndërsa tashmë gjithçka është mbyllur me përjashtimin e Sterling.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit