Khabib zbulon të ardhmen: Ai nuk e meriton të duelojë me mua, ja 2 rivalët

21 Janar 2019
18:55
Telesport
back button

Kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, rusi Khabib Nurmagomedov, ka deklaruar se e ardhmja e tij është ende e paqartë. “Unë nuk e di se kur do të rikthehem, gjithçka varet nga vendimi që do të marrë Komisioni i Sportit në Nevada. Ndoshta kthehem që në shkurt, ndoshta pas 3 apo 9 muajsh. Ndoshta edhe pas një viti”, tha Khabib Nurmagomedov, 27 fitore e asnjë humbje në kafaz.

Duroni edhe 10 ditë, sa të jepet vendimi dhe më pas do të ulemi të gjithë e të bisedojmë. Nuk mendoj se do të bëj ndryshime të mëdha, për të shkuar në peshë tjetër. Unë e çdo ndërmend të dueloj me Georges St-Pierre, pasi është shumë më i rëndë se unë. Revanshi ndaj McGregor? Nuk e besoj. E munda një herë, e poshtërova dhe nuk e meriton që të duelojë sërish ndaj meje”, u shpreh më tej Nurmagomedov.

Rusi deklaron se edhe Nate Diaz, me të cilin debaton shpesh në rrjetet sociale, nuk e meriton vëmendjen e tij. “Flet shumë. Sa herë është mundur, 10, 11 herë. E kanë mundur të gjithë. Harrojeni atë emër, nuk ka asnjë vlerë për mua”, tha Nurmagomedov, që është i hapur për një duel boksi ndaj Floyd Mayweather. “Pse jo, ia vlen një sfidë e tillë. Një tjetër rivali i mundshëm është Tony Ferguson”, u shpreh kampioni i botës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit