Kalimi i tij tek Arsenali u duk i kryer, por mbrojtësi “urdhërohet” të rikthehet në Brazil

27 Janar 2020
17:15
back button

Pablo Mari është rikthyer në Brazil i zhgënjyer teksa negociatat e transferimit tek Arsenali kanë dështuar, raportohet në mediet braziliane dhe angleze. 

Megjithatë, marrëveshja për kalimin e qendërmbrojtësit të Famengo-s në Londër akoma mund të bëhet. 

Mari kishte udhëtuar në Britaninë e Madhe gjatë fundjavë për të bisduar me Arsenalin si dhe për të kryer vizitat mjekësore. 

Marrëveshja pritej të arrihej shumë shpejtë, por mbrojtësi është thirrur në Brazil sepse Flamengo nuk ka mbetur i kënaqur me ofertën e Topçinjve, duke shtuar se ata janë një klub serioz dhe duan më tepër respekt. 

Arsenali pritet të bëjë një tjetër ofertë për mbrojtësit në ditët në vazhdim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit