Ka nisur peticioni! Tifozët duan Kobe Bryant si logon e ri të NBA

27 Janar 2020
19:22
back button

Pas vdekjes befasuese të legjendës së basketbollit Kobe Bryant, tifozët kanë nisur të kërkojnë një nderyshim të madh në NBA. 

Bëhet fjalë për logon e famshme të NBA, e cila duhet të ndryshohet me një foto të Kobe Bryant, prandaj tifozët kanë nisur një peticion në change.org për të nderuar siç duhet këtë legjendë që vdiq në mënyrë tragjike. 

Aktualisht lojtari që është përdorur në logon e famshme të NBA është pikërisht Jerry West, i cili ka qenë trajneri që ka aktivizuar për të parën herë Bryant te LA Lakers. 

West ka deklaruar se kjo ishte dita më e keqe e jetës së tij, pasi mori vesh për vdekjen e ish-lojtarit të tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit