Juventus-Neymar, zbulohet kush i dha “AS” lajmin për destabilizim!

21 Gusht 2019
18:03
back button

Pak ditë më parë, gazeta e përditshme spanjolle “AS”, shumë pranë Real Madrid, do të lëshonte bombën sipas të cilës Juventusi dhe PSG janë duke biseduar për transferimin e Neymar në Torino dhe transferimin e Dybala në Paris, plus edhe 100 mln euro për kampionët e Francës.

Vecc kësaj, u fol edhe për rrogën gati për brazilianin te “Zonja”, pra 37 mln euro në sezon. Por, deri tani, askush në Francë nuk ka folur për këtë mundësi dhe, sipas asaj që mësojnë në Brazil, ky lajm që i është xhiruar kryeredaktorit të “AS” ka qenë nga burime familjare të futbollistit Neymar.

Më saktë, i ati i futbollistit është ai që ka përdorur edhe këtë “rreng” për të ndikuar te Barcelona që të nxitojë dhe, në vend që t’ia jepte gazetave katalanase, e bëri me një madrilene, në mënyrë që të dukej edhe më e besueshme!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit