Juventusi ishte inekzistent për 45 minuta, vendos “rekordin e zi” ndaj Napolit

27 Janar 2020
9:43
Alfred Lleshi
back button

Lazio dhe Inter nuk shkuan përtej barazimit në javën e 21-të të Serie A. Megjithatë, pati edhe më keq se ato, teksa Juventusi doli i mundur nga transferta në “San Paolo”. Janari do të përfundojë me “Zonjën e Vjetër” në krye, me +3 pikë nga zikaltrit dhe +5 pikë nga bardhekaltrit, në kampionat. Juventusi është i vetëdijshëm se duhet të reagojë shpejt.

Një goditje e keqe, e papritur, duke pasur parasysh udhëtimin zhgënjyes të Napolit në Serie A, deri më tani. Në fakt, me Higuain, Dybala dhe Cristiano Ronaldo në fushë, një “trident” i frikshëm në letër, skuadra e Sarrit asnjëherë nuk arriti ta angazhojë seriozisht Meret, i cili nuk pati asnjë goditje në portën blu, gjatë pjesës së parë. Për herë të parë në këtë kampionat, asnjë gjuajtje në portën e kundërshtarit nga Juventusi, i cili vuajti shumë kundër një Napoli të vendosur për të rilindur në ndeshjen më të rëndësishme të vitit për tifozët e vet. 

Kësaj radhe, goli i Cristiano Ronaldos erdhi shumë vonë për rezultatin përfundimtar 2-1. Edhe në pjesën e dytë, Juventusi nuk ishte “bombastik”, por e vuri më tepër në shënjestër portën e vendësve. Pas “rrjetave” të Zielinski dhe Insigne, bardhezinjtë u hodhën përpara, por duke mos e zhbërë plotësisht dëmin, që tashmë ishte shkaktuar. Vetëm një gabim? Ndoshta po, duke pasur parasysh se Juventusi është akoma në krye të Serie A, i kualifikuar në raundin e parë me eliminim direkt të Champions-it, pjesë e gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë. 

Gjithashtu, si “kundërpeshë” duhet kujtuar humbja e Superkupës së Italisë kundër Lazio. Për Juventusin, ndeshja tjetër e kampionatit do të jetë ajo kundër Fiorentinës, në “Allianz”. Një tjetër sfidë e përzemërt për kundërshtarët vjollcë, të cilët, gjithashtu, janë të vendosur të braktisin pozicionin jo të lakmueshëm për emrin që kanë. Sytë e tifozëve bardhezinj, megjithatë, me siguri do të jenë “Zonja e Shtëpisë”, duke pritur reagim të menjëhershëm e të fuqishëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit