Juventus dhe Milan nisin bisedimet për shkëmbimin e bujshëm

27 Janar 2020
16:33
Denis Hakanaj
back button

Paqueta ndien nevojën për të ndryshuar ambient. Bernardeschi nuk ndihet i rëndësishëm në projektin e Sarri-t. Çështje ambienti, taktike dhe personale që shtyjnë dy lojtarët larg Milan-it dhe Juventus-it. Ose më saktë, që mund t’i shtyjnë larg.

Në fakt, mungojnë edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos, që zakonisht janë më të ndezurat. Koha është e mjaftueshme, por po mbaron. Sipas Sport Mediaset, dy klubet kanë folur në lidhje me këtë shkëmbim dhe kjo e bën të mundshme realizimin e operacionit.

Paqueta është paguar 35 milionë euro, Bernardeschi 5 më shumë, braziliani paguhet më pak se 2 milionë, italiani fiton 4: gjetja e një marrëveshjeje nuk është e lehtë, por as e pamundur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit