Jo vetëm Theo, tani shtyn edhe Conti. Milani ndryshon krahët

12 Nëntor 2019
11:26
Alfred Lleshi
back button

Krahët e Milanit kanë ngjyrën e flokëve bjondë të Andrea Conti dhe mijëra tatuazhet e Theo Hernandez. Përzierja po funksionon si pompa e karburantit “premium” në motorin e kuqezinjve. Një mbrëmje mjaft pozitive në Torino, para se të ndëshkohej nga goli i Dybala, i skuadrës së drejtuar nga Pioli. Kilometra më shumë të përshkuara, më tepër bindje, vetëbesim dhe cilësi se në të kaluarën, çka e vuri skajshmërisht në vështirësi “Zonjën e Vjetër”. 

Po, po, sepse në Torino u realizua një revolucion i vogël kuqezi: pas përfshirjes së Hernandez në një të majtë të qëndrueshme, performanca e shkëlqyeshme e Conti mund të kishte përmbysur përfundimisht hierarkitë nga ana tjetër. Rodriguez dhe Calabria, të paprekshëm deri para një viti, ndjekin “pronarët e rinj” nga stoli…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit