Ish-presidenti i Juves: Ja çfarë do bëja unë me Ronaldon nëse do isha akoma në krye!

11 Nëntor 2019
12:53
back button

Të gjithë kundër Ronaldos. I fundit që del kundër ylli portugez është një figurë e njohur e Juventusit, pikërisht ish-presidenti, Giovanni Cobolli Gigli. Në një intervistë për “Calciomercato”, italiani ka reaguar ashpër ndaj luzitanit, madje duke dhënë dhe një zgjidhje, pasi shprehet se nëse do të ishte akoma president nuk do ta kishte blerë kurrë Ronaldon dhe një histori e tillë nuk do të kishte ndodhur.

“Nuk është se e vlerësoj Sarrin, por këtë herë ka të drejtë. Ishte një zëvendësim që duhej bërë, sepse Ronaldo ka pasur probleme, për më tepër që futja e Dybalas solli edhe zgjidhjen e ndeshjes. Lojtari duhet t’i pranojë vendimet e trajnerit. Ronaldo duhet të ketë përulësinë e një kampioni të vërtetë.

Nëse çështja nuk zgjidhet, atëherë Juventus duhet të gjejë një mënyrë për të treguar se rregullar zbatohen për të gjithë dhe askush nuk bën përjashtim. Nëse do të isha unë akoma president, pikë së pari nuk do ta kisha blerë fare Ronaldon. U shpenzuan shumë para, për dikë që është në moshë shumë të madhe. Unë do t’i kisha shpenzuar ndryshe ato para.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit