Ish-lojtari i Chelsea-t rikthehet në futbollin anglez

21 Janar 2019
19:04
back button

Ashley Cole është rikthyer në futbollin anglez dhe do të aktivizohet në Championship deri në fund të sezonit. 

Cole do të trajnohet nga ish-shoku u ekipit Frank Lampard pasi iu bashkua Derby-t deri në fund të sezonit. 

Mbrojtësi 38-vjeçar ka firmosur një kontratë gjashtëmujore duke vulosur ribashkimin me mikun e ngushtë. 

Ish-lojtari i Chelsea-t dhe Roma-s do të fitojë 17,000 euro në javë deri në fund të sezonit teksa ekipi ka si objektiv ngjitjen në Premier League. 

“Biseduam bashkë para dy muajsh. Kur më pyeti për t’iu bashkuar ekipit të tij, nuk kisha nevojë të mendohesha gjatë. 

“Do të jetë një sfidë e re sepse nuk kam luajtur prej pesë viteve në Angli. Vij nga një kulturë tjetër, mënyrë loje dhe filozofi tjetër. 

“Mund të kisha qëndruar i qetë në MLS, por doja të vija këtu dhe të luftoja për diçka të rëndësishme. Do të jetë e madhe për klubin, për Lampard dhe patjetër që edhe për mua.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit