Ish-kampioni i botës mendon tërheqjen në moshën 28-vjeçare

30 Tetor 2019
20:31
Denis Hakanaj
back button

Andre Schurrle nuk po kalon një moment të mirë. Ish-kampioni i botës me Gjermaninë në 2014-ën po mendon seriozisht të tërhiqet nga futbolli në moshën 28-vjeçare.

Ai është akoma në pronësi të Borussia Dortmund, por u largua nga Bundesliga dhe u transferua me formulën e huazimit te Spartak Moscow. Në këtë sezon ka luajtur 9 ndeshje në kampionatin rus, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asiste. Gjithsesi, ai nuk ndihet aspak i kënaqur me rendimentin e tij, që ka qenë në rënie në vitet e fundit.

“Sinqerisht, nuk e di se çfarë do të bëj. Jam 28 vjeç, por ndoshta do të luajë edhe një vit, dy në maksimum”, ka thënë Schurrle. “Duhet të kuptoj nëse trupi im më lejon akoma të luajë në nivele të larta. Mund të luaj akoma një ose dy vite”.

“Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk kam menduar kurrë për tërheqjen. Veçanërisht në momentet e vështira, mendon: ‘Kam akoma nevojë për futbollin, a e dua gjithë këtë?’. Dua të vendos vetë nëse dua të vazhdoj, nëse kam akoma motivimin e duhur dhe nëse trupi im ndihet gati për gjithë këtë”, ka thënë Schurrle për Bild.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit