Interi e ka seriozisht, në sulm për talentin që po çmend Serie A!

12 Nëntor 2019
19:06
back button

Një ndër lojtarët më të spikatur këtë sezon në Serie A është padyshim Dejan Kulusevski. Suedezi po i çmend të gjithë me formën dhe talentin e shfaqur në këtë sezon, teksa është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Parmës, me këta të fundit që e kanë në huazim nga Atalanta.

Interresimet e para për suedezin kanë nisur, ku disa ekipe nga Premier League janë gati të paguajnë deri në 25 milionë sterlina për të siguruar shërbimet e e tij. Gjithsesi, siç raportohet nga mediat italiane, së fundmi është edhe Interi që është futur në garë.

Zikaltrit e kanë vëzhguar nga afër Kulusevskin në sfidën Parma-Roma dhe pritet që të nisin kontaktet e para për një transferim të mundshëm të anësorit në “San Siro”. Kulusevski është 19 vjeç dhe në këtë sezon ka shënuar 2 gola, si dhe ka dhënë 5 asist në 12 ndeshje të luajtura.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit