Igli Tare sfidon Interin dhe Napolin për nënkampionin e Europës

19 Gusht 2019
9:47
Alfred Lleshi
back button

Ish-sulmuesi i Tottenham, Fernando Llorente, është në prag të bashkimit me Lazio. Kështu bën me dije “Corriere Dello Sport”. Klubi bardhekaltër, me drejtor sportiv Igli Taren, ka nisur negociatat me përfaqësuesit e spanjollit, që po monitorohet edhe nga Interi, Fiorentina dhe Napoli. 34-vjeçari, që ka provuar të luajë me mjaft sukses në Serie A, te Juventusi, i la “Spurs” pas skadimit të kontratës, në fillim të kësaj vere.

Ai i dha fund eksperiencës 2-vjeçare në veri të Londrës si nënkampion i Europës. Llorente është me kosto zero dhe një “hit” i Champions-it. Një sulmues shtesë, që do t’i vihej në dispozicion trajnerit Inzaghi përkrah Immobile, Correa dhe Caicedo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit