Ibrahimovic në versionin Beckham, Milani i ofron kontratë 6-mujore

13 Nëntor 2019
9:57
Alfred Lleshi
back button

“Zlatan po rekrutohet nga Milani”. Një fjali kjo e komisarit të MLS, Don Garber, i cili fillimisht na kishte bërë të mendojmë për një marrëveshje të kryer, para se të dilte në sipërfaqe përkthimi i saktë. Sidoqoftë, një gjë në këtë drejtim duket e sigurt: Milani po mendon me të vërtetë për Zlatan Ibrahimovic. Një interesim konkret, diktuar nga problemet e kuqezinjve në sulm, por edhe nga skadimi i kontratës së lojtarit suedez. Natyrisht, në këtë mes ka vend edhe për nostalgji të kuptueshme nga e kaluara kuqezi e 38-vjeçarit. 

Në dy sezonet e kaluara në “San Siro”, Ibrahimovic shënoi shumë gola dhe, mbi të gjitha, jetoi vitet e fundit të Milanit të vërtetë, para rënies vertikale të sezoneve në vijim. Kjo është arsyeja pse klubi kuqezi po e peshon vërtet idenë e rikthimit të “bishës”. Tani për tani kanë filluar të shfaqen detajet e para. Siç kemi lexuar në edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, ideja e kuqezinjve është që t’i paraqesë sulmuesit suedez një kontratë të shkurtër, prej gjashtë muajsh, deri në fund të sezonit aktual europian. Një marrëdhënie “Beckham-style”, e ngjashme me atë që disa vite më parë solli ish-yllin anglez në Milano (nga LA Galaxy). 

Edhe pse, ndryshe nga Ibrahimoviç, ish-lojtari i Manchester United ishte nën kontratë me amerikanët, të cilët e huazuan te kuqezinjtë për 6 muaj, nga janari deri në fund të sezonit. Ibrahimovic si Beckham, pra, kjo mund të ishte koha e duhur. Edhe vitin e kaluar, Leonardo kishte provuar me suedezin, i cili preferoi të qëndronte me LA Galaxy. Nëse Bologna e ëndërron Ibrën, me pak fjalë, Milani është gjithashtu në garë. Kurioziteti për të kuptuar se cila do të jetë zgjedhja përfundimtare e lojtarit është gjithmonë e më i fortë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit