Ibrahimovic ka zgjedhur ekipin, e zbulojnë bastet

9 Dhjetor 2019
22:22
back button

A ka vendosur Zlatan Ibrahimovic të ardhmen e tij? Muaji janar është shumë pranë dhe me hyrjen e tij do të çelet zyrtarisht edhe merkato dimërore, që pritet të finalizojë disa lëvizje të bujshme, mes të cilave edhe atë të gjigantit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi 38-vjeçar ka njoftuar publikisht lamtumirën e tij me LA Galaxy dhe MLS në tërësi, për t’u rikthyer në Europë, aty ku duket se ka bërë tashmë zgjedhjen e tij. Të paktën sipas kompanive të basteve, të cilat kanë mbyllur sot zyrtarisht bastet që ishin çelur mbi ekipin e ardhshëm të suedezit.

Pasi Bologna njoftoi përjashtimin nga gara për shërbimet e Ibras, Milan dhe Napoli mbeten dy ekipet pretendente në Itali për të nënshkruar kontratën me sulmuesin që ndërkohë kërkohet edhe në kampionate të tjera.

Deklarata e drejtuesve të Bologna-s këtë të hënë, por edhe vendimi i kompanive për të mos pranuar më baste, janë dy sinjale të forta që lënë të kuptohet se Ibrahimovic ka bërë tashmë zgjedhjen e tij, dhe të paktën referuar bastexhinjve, Milan është favorite kryesor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit