IAAF shpall finalistët për “Atletin më të mirë”, ja kandidatët

13 Nëntor 2019
9:28
Telesport
back button

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF), ka publikuar listën e 5 atletëve finalistë, meshkuj dhe femra, që garojnë për trofeun e “Atletit më të mirë të vitit 2019”. Në garën fillestare kanë qenë nga 11 atletë për secilën kategori dhe pas votimit paraprak numri i tyre është reduktuar në pesë.

Gara për atletin më të mirë do të vijojë deri më 22 nëntor dhe më datën 23 nëntor do të shpallen dy fituesit, përmes një mbrëmje “gala” në Montekarlo. 50% e votave do të vijnë nga këshilli i IAAF-it, 25% nga vota e publikut dhe 25% nga votat që do të vijnë nga “familja e atletikës”.

5 finalistët meshkuj: Joshua Cheptegei (UGA), Sam Kendricks (USA), Eliud Kipchoge (KEN), Noah Lyles (USA) dhe Karsten Warholm (NOR).

5 finalistet femra: Shelly-Ann Fraser-Pryce (JAM), Sifan Hassan (NED), Brigid Kosgei (KEN), Dalilah Muhammad (USA) dhe Yulimar Rojas (VEN).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit