I kuqi rekord, Bravo futet në historinë e Champions!

7 Nëntor 2019
12:09
back button

Portieri i Manchester City, Claudio Bravo, me kartonin e kuq të marrë në ndeshjen ndaj Atalantas në “San Siro”, ka hyrë në historinë e Champions League, edhe pse negativisht. Në fakt, bëhet fjalë për të parën herë që një portier zëvendësues merr karton të kuq në një ndeshje të këtij kompeticioni.

Në anën tjetër, Walker, bëhet i pari futbollist anglez që bën një pritje në Champions League në rolin e portierit, që kur Ben Hamer e bëri në sfidën Leicester-Porto në dhjetor 2016.

Sakaq, Guardiola u justifikua duke thënë se “ndërrova Ederson sepse nuk ishte mirë dhe kisha frikë, ndërsa më pas mbetëm pa portier. U nxitova shumë në fakt dhe bëra një gabim të madh që mund të na kishte kushtuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit