Hyri në histori me debutimin fantastik, Rodrygo: “Mëkat, ëndërroja të luaja përkrah tij…!”

12 Nëntor 2019
20:18
back button

Gjatë një komunikimi për median e njohur spanjolle “AS”, sulmuesi brazilian i Real Madrid, Rodrygo, duke folur për aventurën fantastike që po përjeton te Los Blancos, ka rrëfyer edhe për ëndrrën e tij me Cristiano Ronaldo.

“Ëndrra ime ishte që të luaja me Cristiano Ronaldo në këtë klub dhe është mëkat që u largua, sepse do të kishte qenë shkëlqyeshëm sikur të luaja përkrah tij. Jam ende shumë i ri për të patur si ambicie të jem zëvendësuesi i tij. Mbase po flasim për futbollistin më të mirë në historinë e klubit”.

“Të jem i sinqertë nuk e prisja një start kaq të shpejtë. Ndodhi gjithçka në javët e fundit. Kombëtarja braziliane? Ndihem i realizuar, ishte një nga ëndrrat e mia që kur isha fëmijë. Është e vështrë të shpjegosh këtë ndjenjë me fjalë”, deklaroi Rodrygo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit