Hoeness: Gjithçka shkoi siç e imagjinova, Kovac-it i bëra një nder me shkarkimin

10 Nëntor 2019
16:36
Denis Hakanaj
back button

Nuk mund të kishte një mënyrë më të mirë për t’i thënë lamtumirë presidencës së tij  te Bayern Munich. Uli Hoeness do të largohet pas një fitoreje 4-0 ndaj rivalëve të përhershëm, Borussia Dortmund.

“Kur kam shkuar në stadium, kam kuptuar se do të ishte ndeshja ime e fundit si president. Shpresoja që të shkonte mirë. Skuadra ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer nga minuta e parë deri te sekonda e fundit. Nuk i kemi dhënë mundësi Dortmund-it të kundërpërgjigjet. Kështu e kisha imagjinuar largimin tim nga presidenca”, ka thënë Hoeness për Goal.  

“Mendoj për të premten e ardhshme (dita e mbledhjes së asamblesë se përgjithshme, më pas të hënën do të zyrtarizohet largimi). Më mirë të largohesh me një fitore 4-0, se sa me një humbje. Jam krenar për tituj e fituar, më shumë se 60-të”.

Hoeness ka folur edhe për lamtumirën e Kovac-it dhe ndikimin e mirë të Flick, ish-zëvendësi i kroatit: “Skuadra e ka kuptuar se nuk ka justifikime. Kovac është një mik dhe besoj se i kam bërë një nder duke e shkarkuar”.

“Për sa kohë do të qëndrojë Flick në drejtim të skuadrës? Nuk e di. Mendoj se kemi edhe pak kohë për të vendosur”, ka thënë presidenti i bavarezëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit