Heroi i Stambollit: Mbrojtësit e Liverpool-it luajnë si… kafshë!

21 Gusht 2019
13:40
Alfred Lleshi
back button

“Mbrojtësit e Liverpoolit luajnë si kafshë”. Kështu shprehet portieri Adrian, pas suksesit të klubit nga “Anfield” në Superkupën e Europës, ku ai u bë papritmas hero, sepse priti penalltinë e vetme, pas skadimit të 120 minutave lojë pa fitues. Pasi u bashkua me “Reds” si lojtar i lirë në gusht, ish-portieri i West Ham, Adrian, u gjend në formacionin startues të Jurgen Klopp, për shkak të dëmtimit të Alisson. Duke folur në faqen e internetit të Liverpool-it, 32-vjeçari ishte plot me lëvdata për shokët e skuadrës, që rreshtohen direkt para tij në fushë:

 “Është me të vërtetë e lehtë të luash me ta, sepse ishin mbrojtësit më të mirë në Premier League (2018-2019). Ne kemi një nga mbrojtësit më të mirë në botë, si Van Dijk. Sinqerisht, ata mbrojnë si kafshë. Më ndihmojnë shumë. Kam luajtur kundër tyre më përpara, shumë herë, kështu që tani po kënaqem në një llogore me ta. Mbrojtësit e Liverpool kanë një lidhje të shkëlqyeshme mes tyre. Ata janë lojtarë të shkëlqyer individualisht, por edhe miq të mirë në dhomën e zhveshjes. Këtë ndjenjë mund ta shihni mes tyre edhe në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit