“Hamilton është më i talentuar se Schumacher dhe Senna”

27 Janar 2020
12:33
Telesport
back button

Ish-piloti brazilian Rubens Barrichello është një nga ata të paktët pilotë që ka patur mundësi të pilotojë në Formula 1 bashkë me mjaft ikona të këtij sporti, si Ayrton Senna, Michael Schumacher dhe së fundi Lewis Hamilton (ka garuar në vitet 1993-2011). Me 322 gara të zhvilluara në karrierën e tij, Barrichello bën një krahasim mes këtyre ikonave të Formula 1.

Për mendimin tim, Hamilton është piloti më i talentuar në Formula 1. Më i fortë se Michael Schumacher dhe Ayrton Senna. Kur dueloja me të në pistë e vetmja gjë që i ka munduar ishte pjekuria, që e ka fituar me kalimin e viteve. Përmirësohet nga viti në vit dhe rezultatet duken në pistë”, tha Barrichello, ish-shok skuadre me Schumacher.

Ajo që e bën më të veçantë është se Lewis është gjakftohtë në pistë, sidomos në momentet vendimtare. Është mjaft i saktë në veprimet që bën dhe komunikon me skuadrën për gjëra konkrete, për ato që ka nevojë”, tha Barrichello.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit