Godet Napoli, sulmuesi i shumëkërkuar mbërrin për vizitat mjekësore (VIDEO)

21 Gusht 2019
9:57
back button

Tashmë pritet vetëm zyrtarizmi, Hirving Lozano ndodhet në Napoli, aty ku në këto momente po kryen vizitat mjekësore.

Sulmuesi meksikan vjen nga PSV, për të cilin Napoli ka paguar 38 milionë euro, plus bonuse të tjera të pazbuluara. 24-vjeçari ka pranuar të marrë pagë 4 milionë euro në sezon, me 130 mln euro klauzolë largimi.

Kujtojmë që Napoli ka qenë i interesuar prej kohësh për sulmuesin anësor, por për muaj me radhë pati negocim me klubin holandez për shkak të çmimit të lartë që kërkohej për lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit