Godet Leeds, siguron lojtarin që mposhti Mbappe për Këpucën e Artë

27 Janar 2020
17:43
Denis Hakanaj
back button

Leeds ka huazuar sulmuesin e Leipzig, Jean-Kevin Augustin, deri në fundin e sezonit.

Skuadra e Bielsa-s, që aktualisht mban vendin e dytë në Championship pas 28 ndeshjesh, ka konfirmuar transferimin këtë të hënë.

Një përforcim i rëndësishëm në sulm për klubin anglez, që synon të kthehet në Premier League sezonin e ardhshëm.

Në 2016-ën, Augustin ka qenë pjesë e kombëtares së Francës U19 që fitoi Europianin, duke mundur 4-0 Italinë në finale.

Augustin shënoi golin e parë në atë ndeshjes, që i siguroi atij Këpucën e Artë të kompeticionit me 6 realizime, një më shumë se shoku i tij i ekipit në atë kohë, Kylian Mbappe.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit