Gjysmëfinalet e Kupës: Barleti befason Partizanin, fitojnë Erzeni e Mirdita,

27 Janar 2020
9:44
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj dhe femra. 4 ekipet më të mira të secilës kategori kanë zhvilluar ndeshjet e para, ku nuk kanë munguar surprizat.

Te femrat, surprizë fitorja 3-2 e Barleti Volley ndaj Partizanit kampion, ndeshje me rivalitet dhe emocione në të pesta setet. Pa probleme fiton Mirdita, që mundi 3-0 Tiranën në Rrëshen.

Te meshkujt, fitore të rëndësishme korrin në sfidat e para Erzeni dhe Partizani. Skuadra shijakase mundi 3-1 Vllazninë, ndërsa “të kuqtë” mposhtën 3-0 Skënderbeun, duke hedhur nga një hap të sigurt drejt finales.

Kupa e Shqipërisë – Femra, gjysmëfinalet e para

25 janar, Mirdita – Tirana, 3-0

25 janar, Partizani – Barleti Volley, 2-3

Kupa e Shqipërisë – Femra, gjysmëfinalet e dyta

1 shkurt, Tirana – Mirdita, ora 15:00 (Fahrie Hoti)

1 shkurt, Barleti Volley – Partizani, ora 16:00 (Feti Borova)

Kupa e Shqipërisë – Meshkuj, gjysmëfinalet e para

25 janar, Erzeni – Vllaznia, 3-1

25 janar, Partizani – Skënderbeu, 3-0

Kupa e Shqipërisë – Meshkuj, gjysmëfinalet e dyta

29 janar, Vllaznia – Erzeni, ora 19:00 (Shkodër)

30 janar, Skënderbeu – Partizani, ora 14:00 (Korçë)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit