Gjunjëzoi Man.City, Jurgen Klopp: “Shënuam gola të pabesueshëm!”

10 Nëntor 2019
20:22
back button

 “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp triumfuan mbrëmjen e të dielës me rezultatin 3-1 ndaj Manchester City, në duelin më të nxehtë të javës, duke ruajtur ritmin kryesues e gjithashtu duke thelluar edhe më shumë distancën me rivalët më të fortë të sezoneve të fundit. Një sukses fantastik ky i Liverpool, që sipas trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, i dedikohet mbrojtjes intensive dhe golave të pabesueshëm.

“Ata ishin të mirë, po po, ishin shumë të mirë dhe ne na u desh të mbrohemi me të gjitha forcat tona, por shënuam gjithashtu gola të pabesueshëm. Ishte shumë vështirë të luanim, intensiteti i ndeshjes ishte shumë i qartë. Ja vlente gjithçka, vërtetë e jashtëzakonshme. Sterling? E patë vetë se çfarë ndodhi kur nuk e mbrojtëm më si duhet”.

“Djemt ishin të gjithë plotësisht të përqendruar. Ishte shumë mirë. Është e vetmja mënyrë se si mund të mposhtim City-n, mbase ekipe të tjera mund të bëjnë në mënyra të ndryshme, por kjo është mënyra e vetme se si ne mund ta mposhtim”.

“Goli i parë? Problemi ishte VAR. Unë i pashë diskutimet përpara golit të parë dhe thjesht po prisja. Nuk është më e njëjta gjë, por nuk ka problem. Mund të festoj sot në mbrëmje. Të gjitha ndeshjet kundër City-t ishin pak a shumë si kjo, me përjashtim të ndeshjes në shtëpi të sezonit të kaluar. Ajo ishte më shumë e kontrolluar. Kjo nuk ishte më e bukura apo më e kontrolluara, por ishte shumë e gjallë dhe mua më pëlqen kështu”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit