GJOBA TE NAPOLI: Ja sa do t’i mbahet Hysajt! Shkodrani komunikon me agjentin nga grumbullimi

12 Nëntor 2019
14:26
back button

Napoli ka vendosur të gjobisë të gjithë futbollistët pas revoltës së tyre kundër urdhërit për t’u grumbulluar pas ndeshjes me Salzburg në Champions League. Avokati i klubit është takuar me De Laurentiis, presidentin, dhe kanë rënë dakord mbi gjithçka, sipas asaj që shkruan “Il Mattino”. Kështu, pritet që klubi të vendosë një gjobë të tillë: do të mbahet 25% e rrogës mujore bruto të çdo futbollisti! Që do të thotë: rroga neto bashkë edhe me sigurimet që janë gati 50% në Itali.

Sa i përket Elseid Hysajt, që fiton 1,6 mln euro në sezon dhe në total 3 mln euro (bruto), sipas llogarive del që për muajin nëntor do t’i mbahen plot 62 mijë euro! Shkodrani, sipas asaj që ka mësuar Telesport, ka komunikuar me agjentin e tij gjatë grumbullimit dhe është ndjerë i hidhëruar nga kjo situatë dhe sidomos gjobitja, që tani pritet të zyrtarizohet! Ishte përfolur edhe 5% çdo muaj, por presidenti ka ndryshuar vendim pasi pritej revoltë e madhe! 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit