Gjermania humb yllin e ri, Barcelona dhe Reali hapin veshët

11 Nëntor 2019
22:44
Eraldo Harlicaj
back button

Gjermania ka marrë një lajm të keq para ndeshjeve të radhës për Eliminatoret e kampionatit Euro2021. Sulmuesi i ri Kai Havertz është dëmtuar. Ai la ndeshjen kundër Wolfsburg-ut për shkak të një problemi muskulor. 

Bayer Leverkusen ka lajmëruar se lojtari nuk do të jetë në gjendje të luajë për Gjermaninë. Ai është tërhequr dhe nuk do të rrezikojë, por të kalojë dëmtimin me qetësi. Real Madridi dhe Barcelona janë dy klubet që po ndjekin me interes situatën e tij, pasi duan ta afrojnë në merkaton e verës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit