Frikë tek Anglia para ndeshjes me Kosovën, dy futbollistët bënë sherr në fushë

11 Nëntor 2019
23:00
Eraldo Harlicaj
back button

Anglia është grumbulluar për dy ndeshjet e radhës eliminatore kundër Malit të Zi dhe Kosovës. Trajneri Gareth Southgate duhet të shqetësohet për dy futbollistët e tij Raheem Sterling dhe Joe Gomez. 

Të dy kanë patur një përplasje të fortë me njëri-tjetrin në ndeshjen e fituar nga Liverpooli 3-1 ndaj Manchester City-t. Mbrojtësi dhe sulmuesin u shtynë me duar dhe u desh ndërhyrja e shokëve të ekipit për të qetësuar gjakrat. Kjo mund të sjellë probleme në kombëtare, megjithatë pritet që Southgate ta zgjidhë me qetësi një situatë te tillë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit