Foto horror, Ronda Rousey rrezikoi të humbasë gishtin gjatë xhirimeve

21 Gusht 2019
9:40
Telesport
back button

Ish-kampionia e botës në artet marciale mikse Ronda Rousey, ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku ajo tregon gishtin e mesit të dorës së majtë thuajse të këputur. Incidenti ka ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “911”, show televiziv për FOX.

Një aksident që ka ndodhur me derën e një anije gjatë xhirimit të filmit ka bërë që ikona e UFC-së gati të humbasë gishtin, që në foto duket i ndarë në dy pjesë.

Për pak sa nuk humba gishtin gjatë xhirimeve. Dera e një varke më ra në dorë dhe rezultatin shiheni vetë. Aksident i çuditshëm, pasi ishte dita e parë e xhirimeve në barkë. Fillimisht nuk e kuptova dhe kujtova se gishtat më ngecën, ndaj mbarova xhirimet para se të shihja çkishte ndodhur. Më pas pashë gishtin, ia thashë këtë gjë producentit dhe më dërguan me urgjencë në spital, ku më qepën sërish gishtin dhe vendosën disa vida. Mjekësia moderne bëri mrekullinë”, shkruan Rousey.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit