Formacioni i mundshëm për finalen ndaj Barçës, Conte ka vetëm një dyshim!

9 Dhjetor 2019
20:06
back button

Interi do të luajë mbrëmjen e nesërme ndaj Barcelonës në “San Siro”, një sfidë vendimtare për fatet e zikaltërve në Champions League.

Një fitore e Interit do t’i jepte automatikisht të drejtën për të kaluar në fazën tjetër atyre, ndërsa Barcelona nga ana e saj është pa objektiva, pasi e ka siguruar vendin e parë në grup. Mediat italiane kanë bërë me dije edhe formacionin e mundshëm të trajnerit Conte, i cili ka vetëm një dyshim.

Bëhet fjalë për krahun e djathtë, ku balotazhi është mes Biraghit dhe Lazaros. Italiani është më i avantazhuar dhe sipas gjasave ai do të nisë nga fillimi, ndërsa në krahun tjetër do të luajë D’Ambrosio, me Candrevan që do ta nisë nga stoli për shkak edhe të dëmtimit.

Në qendër të mesfushës Conte është pa alternativa, teksa do të luajnë Brozovic, Borja Valero dhe Vecino, me Sensin, Barellan dhe Gagliardinin janë të dëmtuar. Sulmi nuk ndryshon, ashtu si mbrojtja, ku luan tredhëmbëshi Godin-Skriniar-De Vrij.

Inter (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; D’Ambrosio, Vecino, Brozovic, Borja Valero, Biraghi; Lautaro Martinez, Lukaku.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit