FORMACIONET: Sa shumë ndryshime në Tirana-Vllaznia, trajnerët dënojnë lojtarët

8 Nëntor 2019
17:31
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana dhe Vllaznia do të përballen mes tyre prej orës 18:00. Klasikja e futbollit shqiptar rikthehet në këtë kampionat, pasi të dy ekipet e kaluan ferrin e Kategorisë së Parë. Teknikët kanë publikuar formacionet titullare dhe ka ndryshime të rëndësishme. 

Trajneri Julian Ahmataj rikthen në formacion Calen, ndërsa zë vend përkrah tij Halili dhe Ngoo. Të rinjtë vazhdojnë e luajnë me Ismajlgecin dhe Çelhakan që aktivizohen nga minuta e parë. Osmani dhe Imami marrin qendrën e mbrojtjes, ndërsa nga krahët Vangjeli dhe Ismajlgeci. 

Vllaznia ka ndryshuar pas humbjes me Bylisin. Gurishta rikthehet si titullar, ndërsa nga minuta e parë luajnë Sinho, Maranhao, Ramadani duke ulur në stol Lekajn, Krujën, Walusimbin, Zogajn dhe Shtubinën. Jonuz kërkon përgjigje nga skuadra e tij.

Formacionet zyrtare

KATEGORIA SUPERIORE

18:00/ TIRANA – VLLAZNIA

Java e 12-të, stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajlgeci, Çelhaka, Halili, Batha, Cobinnah, Cale, Ngoo. Trajner: J. Ahmataj

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Sinho, Maranhao. Trajner: M. Jonuz

Lajme të tjera

Lajmet e fundit